Mbyllet Aeroporti i Shkupit për disa orë pas alarmit për bombë në avionin për në Turqi. MPB: Denoncimi ishte i rremë
“Menjëherë pas marrjes së denoncimit, janë ndërmarrë aktivitetet e duhura dhe janë kryer kontrollet e nevojshme nga njësia antiterroriste e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe është përcaktuar se raporti ishte i rremë, gjegjësisht se nuk kishte asnjë mjet shpërthyes. Rreth orës 06 të mëngjesit, aeroporti rifilloi funksionimin e rregullt”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

