Osmani: Programin për Çairin e formësojmë së bashku me qytetarët
“Çairi do të ketë programin më të plotë dhe më të argumentuar deri tani – program që do të dalë nga çdo cep, çdo rrugë, çdo lagje. Asnjë ide nuk do të jetë e vogël, asnjë propozim nuk do të mbetet pa u shënuar. I ftoj qytetarët të përfshihen dhe të kontribuojnë që së bashku ta ngremë komunën nga hiri,” deklaroi Osmani.

