Pas shpalljes së kandidatit në Studeniçan, plasin pakënaqësitë në VLEN 👇🏻
Pas shpalljes së kandidaturës së Sedat Bislimit nga radhët e VLEN-it për kryetar të Komunës së Studeniçanit, kanë filluar të shfaqen pakënaqësitë e antarëve të lartë të cilët nuk e përkrahin kandidaturën e tij.
Ja postimi i plotë:
“Unë, Emir Ismaili, aktivist i flakt i VLEN-it, nuk pajtohem që një person anonim të paraqitet si kandidat për kryetar të komunës së Studeniçanit, kur atë nuk e njeh askush. Si është e mundur që unë, që kam qenë gjithmonë në vijën e kuqe, në kohët kur rrallëkush dilte kundër zullumit, të mos e njoh fare këtë person? Tetori është afër — populli nuk harron dhe nuk pranon lojëra me kandidatë anonimë! Dhe ku ishte ky kandidat deri dje? A ka qenë ndonjëherë në radhët e VLEN-it? Sepse unë, me të vërtetë, nuk e njoh!
Nëndega Batinc nuk e përkrah një kandidat që nuk ka marrë pjesë asnjëherë në asnjë mbledhje apo tubim të VLEN-it. Bashkë me mua, edhe 33 anëtarë të nëndegës jemi kundër këtij vendimi” ka shkruar Emir Ismaili

