Trump: Do ta lë Ukrainën të vendos për shkëmbim të mundshëm territoresh me Rusinë
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump tha se çdo shkëmbim i mundshëm territorial midis Ukrainës dhe Rusisë do të varet nga Kievi për të vendosur, përpara samitit të tij me presidentin rus Vladimir Putin.
“Do të diskutohen, por duhet ta lë Ukrainën ta marrë atë vendim. Dhe mendoj se ata do të marrin një vendim të duhur, por unë nuk jam këtu për të negociuar për Ukrainën. Do t’i mbledh në një tavolinë”, tha Trump kur u pyet në bordin e “Air Force One” gjatë rrugës për në Alaskë nëse shkëmbimet territoriale ishin në tryezë.

