Cveta Ristovska kryetare e re e Antikorrupsionit
Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit, njëzëri zgjodhi Cveta Ristovskën për zëvendës kryetare të komisionit. Ajo do ta marrë detyrën më 21 gusht, kur zv.kryetares aktuale Biljana Karakasheva Shulev i përfundon mandati.
“Konstatoj se anëtarja e KSHPK, Cveta Ristovska njëzëri është zgjedhur për zv.kryetare e KSHPK në mandat prej gjashtë muajve me çka vendimi për zgjedhjen e saj do të hyjë në fuqi më 21.08.2025”, tha Biljana Karakasheva Shulev.

