Reagon Edmir Tela pasi u zëvendësua nga Bashkim Bashkimi

Është nder dhe privilegj për mua që pata mundësinë të shërbej, për një periudhë 10-mujore, në krye të Qendrës për Punë Sociale – Strugë.

Në këtë rrugëtim, kam pasur fatin të punoj krah një ekipi të mrekullueshëm, të përkushtuar dhe me zemër të madhe, që çdo ditë ka treguar se shërbimi ndaj njerëzve është më shumë se detyrë – është mision.

Ndër sukseset që më gëzojnë veçanërisht, veçoj punësimin e shtatë qytetarëve të rinj-një hap konkret drejt forcimit të kapaciteteve të Qendrës për Punë Sociale.

Drejtorit të ri i uroj punë të mbarë dhe suksese në misionin e tij për të vazhduar zhvillimin dhe avancimin e institucionit, gjithmonë në shërbim të banorëve të Strugës

Me respekt!
Edmir Tela