Projekti i qenve endacak mbeti në sirtaret e Komunës së Strugës 👇🏻
Ja postimi i plotë i Besjan Pollozhanit i cili përgatiti projektin:
KATËR VITE NË HARRESË!
Duke qenë pjesmarrës në programin për “Mbështetje për reformat zgjedhore”, 4 vite më parë kam përgatitur një projekt të plotë për ndërtimin e një strehe për qentë endacakë në Komunën e Strugës, një nevojë që çdo qytetar e sheh çdo ditë.
✅ Projekti ishte:
- I financuar nga Agjencia Zvicrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, IFES dhe Këshilli Kombëtar Rinor i Maqedonisë së Veriut;
- i projektuar nga arkitekti Valmir Dalipi;
- me sipërfaqe prej 440 m2;
- i menduar për të zgjidhur një problem real në mënyrë të qëndrueshme dhe humane.
Por çfarë ndodhi?
❌ Asnjë interes nga Komuna e Strugës.
❌ Asnjë hap konkret nga institucionet kompetente.
❌ Asnjë përgjigje për një zgjidhje që ishte gati.
Sot, qentë endacakë vazhdojnë të jenë nëpër rrugë – të pambrojtur, të uritur, shpesh të rrezikshëm për qytetarët dhe pa asnjë trajtim të dinjitetshëm.
📣 Struga meriton më shumë!
Nevojat e qytetit nuk mund të injorohen më. Projekte të gatshme nuk duhet të mbeten në sirtar nga paaftësia ose neglizhenca institucionale. Me përkushtim dhe seriozitet të institucioneve kompetente, ky projekt mund të bëhej realitet, por fatkeqësisht, ndryshe flitet dhe ndryshe veproet.
🟡 Është koha për veprim.
Qytetarët e Strugës meritojnë siguri, pastërti dhe trajtim dinjitoz për kafshët endacake.
#Struga #QentëEndacakë #ProjektiIMohuar #StrehimorePërQentë #ZëriQytetar #PërStrugën







