Të shtëna në Bit Pazar / Shkupjani plagoset nga fqinji pas një mosmarrëveshjeje në trafik
Më 06.08.2025, rreth orës 01:10, në SPB Shkup është raportuar nga Qendra Urgjente pranë Kompleksit Klinik “Nëna Terezë” se tek ata ishte sjellë me plagë nga armë zjarri O.E. (25) nga Shkupi.
Sipas kallëzimit, rreth orës 00:30, para oborrit të shtëpisë së tij në lagjen Bit Pazar, ka shpërthyer një konflikt mes tij dhe fqinjit të tij Q.Ç., për shkak të një mosmarrëveshjeje në trafik, me ç’rast ky i fundit e ka sulmuar fizikisht.
Më pas, sipas kallëzimit, Q.Ç. së bashku me personat M.Ç., Sh.Ç., O.Ç. dhe B.M. kanë hyrë në oborrin e O.E. dhe kanë sulmuar fizikisht edhe babanë dhe vëllain e tij, D.E. dhe M.E. Gjatë përleshjes, Q.Ç. ka nxjerrë një armë zjarri, ka qëlluar dhe ka plagosur O.E. në kraharor dhe në dorë.
Pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit, do të ngrihen kallëzimet përkatëse penale.

