MPJ: Shtetasi i Maqedonisë humb jetën në aksident trafiku në Pragë

Ministria e Punëve dhe Tregtisë së Jashtme në RMV ka njoftuar për një rast tragjik që ka ndodhur në Pragë të Çekisë, ku në një aksident në trafik ka humbur jetën shtetasi i Maqedonisë së Veriut, me iniciale D.Ç..

“Është dorëzuar informacion për aksident të rëndë me motor, me ngasës D.Ç., shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili pas aksidentit ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në spital për mjekim.

Pas marrjes së informacionit, Ambasada menjëherë ka rënë në kontakt me familjen.