Pollozhani dënon ashpër thirrjet antishqiptare

Ja postimi i tij i plotë:

Thirjet e mbrëmshme në Kumanovë,në një ndeshje sportive,kundrejt shqiptarëve duke brohoritur para Kryeministrit të vendit me brohoritje antishqiptare janë reflektim i situatës së krijuar nga qeverisja aktuale.Koncepti politik i Vmro Dpmne “Makedonija povtorno tvoja”,është koncept përjashtues për shqiptarët dhe kjo reflekton edhe në klimën politike të krijuar si dhe në raportet ndëretnike në vend.
Shqiptarët e kanë kuptuar mirë këtë situatë dhe prandaj zgjedhjet e ardhshme lokale do jenë referendum për orientimin e vendit ton.
Bëjnë mirë edhe politikanët maqedonas ta kuptojnë se e ardhmja e vendit tonë është e sigurt vetëm me raporte të mira ndëretnike dhe me barazi politike mes shqiptarëve dhe maqedonasve.