Thirrje për protestë për ish krerët e UÇK-së 👇🏻

Në facebook-un zyrtar Ali Ahmeti ka bërë thirrje për protestë në Prishtinë:

Lufta e popullit shqiptar e prirë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishtë e drejtë, e duhur dhe e përkrahur nga gjithë bota demokratike dhe liridashëse.

Që nga paslufta, panumër procese gjyqësore ndërkombëtare e vendore dëshmuan çiltërsinë e luftës sonë për liri, demokraci, pavarësi.

Drejtësia për popullin shqiptar nuk mund të bazohet në procese politike të imponuara nga Rusia dhe “dëshmi” të servuara nga Serbia.

Unë jam pjesë e pandarë e luftës për liri të kombit tim dhe e mbështes protestën e ftuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Ju ftoj të gjithëve që të shihemi bashkë më 7 gusht, në orën 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të lirisë sonë.