Arberesha Neziri thumbon Kasamin: Mjerë Tetova
Shitja e parkingjeve dhe donacionet prej 800 mijë euro nga Serbia kanë ngjallur reagime të ashpra nga intelektualët në Tetovë. Së fundmi, intelektualja Arberesha Neziri ka reaguar ashpër ndaj këtyre që ajo i quan “skandale të mëdha” të kryetarit të Komunës, Bilall Kasami.
Sipas saj, “Mjerë Tetova me këtë udhëheqje”, duke shprehur zhgënjimin e thellë ndaj mënyrës së menaxhimit të qytetit. Në postimin e saj, Neziri ka bashkëngjitur edhe një fotografi të Kasamit, ku përflitet se ai planifikon të ndërtojë një Kishë Ortodokse në Tetovë me paratë e dhëna si donacion nga Serbia, që dyshimet dita ditës po rriten.


