Arsovska e kthen monumentin e Qosetos në një lokacion të ri
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, njoftoi sot në mëngjes se monumenti i Andon Lazov-Qoseto është ringritur. Sipas fotove, monumenti është te rrethrrotullimi pranë qendrës tregtare “East Gate” dhe hotelit “Continental”.
“Duke ngritur memorialin në nder të revolucionarit maqedonas Andon Lazov Janev – Qoseto, i bëjmë homazh shpirtit të tij të palodhur dhe vetëmohimit në luftën për një Maqedoni të lirë dhe të pavarur.

