20-vjeçari nga Maqedonia gjendet i vdekur në Sarandë
Një shtetas i Maqedonisë është gjetur pa shenja jete në një apartament ku po qëndronte për pushime në qytetin bregdetar të Sarandës.
Ngjarja tragjike, sipas policisë, ka ndodhur më 26 korrik në lagjen numër 1 të qytetit.
“Policia e Sarandës bëri me dije se viktima, i identifikuar si O. J., 20 vjeç, u gjet nga familjarët e tij në apartamentin ku po qëndronte gjatë pushimeve në Shqipëri,” raportojnë mediat.

