Mjegulla blokon Aeroportin e Shkupit! 👇🏻
Për shkak të mjegullës së dendur, mëngjesin e sotëm aeroporti i Shkupit ka mbetur pa aterime të aeroplanëve.
Sipas të dhënave nga stacionet meteorologjike, në aeroport dukshmëria varion nga 250 deri në 300 metra.
Fluturimet që ishin planifikuar për të ateruar në aeroportin e Shkupit, për shkak të mjegullës janë detyruar që të adresohen për në aeroportet tjera që janë më afër me atë të Shkupit.

