Nata e vitit të ri me aksione të MPB-së 👇🏻

Viti 2025 filloi me punë intenzive të MPB-së për kapjen e narko dilerëve dhe me aksidente në trafik. Kështu dëshmoi i pari i MPB-së për natën e vitit të ri.

“Në territorin e Maqedonisë janë bërë 29 vepra penale, janë arrestuar 33 persona, prej të cilëve 14 janë për tregtim me lëndë narkotike, në lokacione të ndryshme, janë ngjarje të ndryshme penale juridike në Maqedoni gjithashtu dje kishim përafërsisht 28 aksidente trafiku, prej të cilave vetëm tre për fat të mirë me lëndime më të lënda trupore, për fat të mirë, nuk kemi viktima, kështu që mund të them se në përgjithësi kemi gjendje të qetë dhe stabile sigurie në territorin e Maqedonisë”, deklaroi Pançe Toshkovski, ministër për Punë të Brendshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *