Limani kërkon falje publike nga Ibrahimi që më pas të nënshkruaj hapjen e çerdhjes për fëmijë në Haraçinë…

Ministri nga radhët e Vlenit, Fatmir Limani, sot përpara mediave ka deklaruar se fillimisht pret falje publike nga Kryetari i Komunës së Haraçinës dhe më pas të nënshkruaj hapjen e çerdhjes në Haraçinë.

“Të dy kryetarët e komunave, por më tepër kryetari i komunës së Haraçinës do të duhet të kërkojë falje publike për pjesën e deklarimit se unë jam ministër jolegjitim, dhe në momentin që ai të përcaktohet nëse unë jam legjitim apo nuk jam, atëherë kur ai të bindet që jam legjitim, në të njëjtën kohë edhe nënshkrimi im do të jetë legjitim”, tha Limani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *