Incident në rrugën Strugë-Qafethanë 👇🏻
Sipas njoftimit të SPB-Ohër, i dyshuari M.H. (39) dyshohet për kryerjen e veprës penale sipas nenit 297 A të Kodit Penal, “Drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”, si dhe për sjellje agresive. Gjatë ngjarjes, M.H., duke drejtuar automjetin e pasagjerëve tip “Volkswagen Passat” me targa shqiptare, doli nga rruga. Pas incidentit, së bashku me V.Ç. (52), shfaqën sjellje agresive ndaj zyrtarëve policorë të pranishëm në vendngjarje.
Policia e MPB-Strugë kreu kontrolle në vendin e ngjarjes, ndërsa pas përfundimit të hetimeve, do të përgatiten raportet përkatëse.

