Incident në Komisionin për Financim dhe Buxhet, Bytyqi i vërsulet deputetit të VMRO-së 👇🏻
Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht në Komisionin për Financim dhe Buxhet.
Bytyqi gjatë fjalimit në foltore ku po i replikonte deputetit të VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov, ku edhe ju drejtua me fjalët: “Ju lutem mos e përdorni më atë fjalë. Mos e përdorni më. Hera e parë dhe e fundit” dhe pas kësaj lëshon foltoren dhe drejtohet drejt deputetit të VMRO-së, mirëpo ishin deputetet tjerë të pranishëm të cilët nuk e lejuan të arrihet deri tek ndonjë konflikt fizik.

