Arrestohet njëri nga të dyshuarit për rastin në Haraçinë👇🏻

Sipas njoftimit të MPB-së, babai që ndërroi jetë dhe biri i tij që mbeti i plagosur, janë qëlluar me armë zjarri në fshatin Haraçinë nga dy persona të cilët ndodheshin në veturën e tipit “Audi”.

“Sipas njoftimit, ata janë qëlluar me armë zjarri në fshatin Haraçinë nga dy persona të cilët ndodheshin në veturën “Audi”. Njëri nga personat që kanë marrë pjesë në të shtënat gjatë natës është ndaluar nga policët e SPB Shkupi dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Publike sot do të parashtrohet kallëzim penal dhe do të paraqitet në gjykatë. Për personin e dytë është lëshuar urdhër-arrest dhe po merren masa për gjetjen e tij”, theksoi Goce Andreevski – Zëdhënës i MPB-së.
Motivet e vrasjes dhe plagosjes së mbrëmshme në Haraçinë mbeten të paqarta por jozyrtiatisht bëhet fjalë për borxhe të pa paguara ndaj njëri-tjetrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *