Mickoski: Nga muaji tjetër pensionistët do t’i marrin pensionet me rritjen lineare
“Pensionet e tyre do të rriten këtë shtator për 2500 denarë, e më pas edhe në muajin mars. Për nëntë muaj nga formimi i qeverisë së re, ai premtim do të realizohet plotësisht.Pra pensionistët do të marrin rritjen lineare, atë që premtuam do ta realizojmë. Ligjet janë në përgatitje e sipër”, tha Mickoski.

