Angelov: Shiu na ndihmoi në shuajtjen e zjarreve
Shiu që ra dje pasdite ka ndihmuar në shuarjen e disa zjarreve të mëdha të cilat kanë qenë të furishme për një kohë të gjatë, informoi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov.
“Të gjitha zjarret e mëdha janë shuar me ndihmën e shiut. Janë aktive disa zjarre më të vogla, me të cilat do të merremi gjatë ditës së nesërme”, tha dje Angelov.

