Limi pranon hapur konsumimin e lëndëve narkotike
Një intervistë e realizuar më herët me Limi Hotin, ku ai kishte pranuar publikisht se konsumon lëndë narkotike, është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut. Në atë deklaratë, Hoti kishte thënë se i përdor për t’u ndjerë më i relaksuar dhe pa stres.
Intervista ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale pikërisht në periudhën kur ai është pjesë e formatit “BBVK”, duke u bërë virale në disa platforma.
Ndër të tjera, Hoti kishte pohuar se edhe femrat që i afrohen, sipas tij, kanë interes për të “shijuar jetën” në të njëjtën mënyrë si ai, shkruan “Kosovarja”.

