LSDM: VMRO-DPMNE përgënjeshtron me anketat!

Sipas socialdemokratëve, anketat të cilat publikohen nga VMRO-DPMNE të cilat e nxjerrin si fituese partin në fjalë janë anketa të rreme dhe për një skandal të madh.

“Bëhet fjalë për realizimin e një skeme të tërë, plan operativ të përgatitur nga Shtabi Republikan i DPMNE-së më 05 dhjetor 2023, për të plasuar anketa të rrejshme për rejtingjet partiake dhe politikanët, që janë publikuar në TVM, por edhe aktivitete tjera për plasimin e lajmeve të rreme. Dokumentet me nënshkrime konfirmojnë se plani operativ i VMRO-DPMNE-së përmban atë që po ndodh realisht”  – thonë nga LSDM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *