Bastiset shtëpia e Sylejman Selimit dhe Hajredin Kuqit

Në lagjen “Qëndresa” në Veternik është duke u bastisur shtëpia e ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit.

Lajmin RTV21 e ka konfirmuar avokati Artan Qerkini, i cili ka thënë se bastisja është në rrjedhje e sipër.

Pranë shtëpisë së tij shihen pjesëtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejt të Policisë së Kosovës.

Përveç aksionit në shtëpinë e Sylejman Selimit, Specialja po realizon bastisje edhe në shtëpinë e Hajredin Kuçit.

Sipas raportimeve ne mediat, Gjykata po kryen operacione te vazhdueshme dhe ende nuk dihen arsyet e bastisjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *