Ademi: Artan Grubi është i pafajshëm derisa të provohet e kundërta
Deputeti i Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka deklaruar se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi duhet të konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet e kundërta për veprën për të cilën akuzohet.
Në një intervistë në podcastin “Rishtazi” të gazetës Koha, Ademi theksoi se parimi i prezumimit të pafajësisë është një nga bazat kryesore të rendit juridik.
Ai u shpreh se jo vetëm BDI-ja, por edhe sistemi juridik i vendit e konsideron çdo person të pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet në procedurë gjyqësore, duke theksuar se ky është standard i të gjitha sistemeve bashkëkohore të drejtësisë.

