Pollozhani: Justifikimet e VLEN-it për MPB-në, dëshmi e kapjes partiake të Policisë
Ja reagimi i tij i plotë:
Deklarata e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, si përfaqësues i VLEN-it në MPB,se nuk ekzistojnë kuadro të përshtatshme për pozita udhëheqëse është një justifikim i ulët për dështimin dhe kapjen partiake të institucioneve. Sot, në Policinë e Ohrit dhe të Strugës nuk ka asnjë shqiptar në pozita udhëheqëse, jo për shkak të mungesës së kuadrove, por për shkak të një politike të qëllimshme përjashtuese.
Janë të paktën pesë kuadro shqiptarë me përgatitje dhe përvojë të dëshmuar që i plotësojnë të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për pozicionin e Kryeshefit të qendrës rajonale-perendim,për punë kufitare.
Mohimi i këtij fakti tregon se zëvendësministri nuk vepron si garant i barazisë, por si filtër partiak që selekton kuadrot sipas bindjeve politike. Kjo është tradhti ndaj interesit publik dhe dëshmi e impotencës politike të atyre që, ndonëse flasin në emër të shqiptarëve, i përjashtojnë ata nga institucionet kyçe të shtetit.

