Trump paralajmëron Iranin: Mos përdorni dhunë ndaj protestuesve
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të premten se Shtetet e Bashkuara po e ndjekin nga afër situatën në Iran dhe paralajmëroi udhëheqësit iranianë që të mos përdorin dhunë ndaj demonstruesve.
Gjatë një takimi me drejtues të industrisë së naftës në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se reagimi i autoriteteve iraniane ndaj protestave mund të sjellë pasoja serioze. “U them liderëve iranianë të mos fillojnë të qëllojnë, sepse edhe ne do të reagojmë,” u shpreh ai.
Megjithatë, presidenti amerikan theksoi se kjo nuk nënkupton dërgimin e trupave amerikane në terren, por paralajmëroi për ndërhyrje të ashpra në rast se dhuna ndaj qytetarëve vazhdon, raporton CNN.

