Trump: Venezuela do t’i dorëzojë SHBA-së deri në 50 milionë fuçi naftë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se qeveria e përkohshme e Venezuelës do t’i dorëzojë SHBA-së nga 30 deri në 50 milionë fuçi naftë me cilësi të lartë.

Sipas tij, nafta do të merret nga anijet e magazinimit, do të transportohet drejt porteve amerikane dhe do të shitet me çmimin e tregut, ndërsa të ardhurat do të administrohen nga vetë Trump. Zbatimi i planit i është ngarkuar Sekretarit të Energjisë, Chris Wright.

Trump ka paralajmëruar gjithashtu zgjerimin e pranisë së kompanive amerikane të naftës në Venezuelë dhe ka kërcënuar me masa të mëtejshme nëse autoritetet vendase nuk bashkëpunojnë.