Konstituohet Këshilli i Komunës së Çairit – Muhamed Murtezi zgjidhet kryetar

Sot në Komunën e Çairit u mbajt mbledhja e parë konstituive e Këshillit të ri komunal, pas përfundimit të zgjedhjeve të fundit lokale.

Në këtë mbledhje, Muhamed Murtezi, bartës i listës së koalicionit VLEN, u zgjodh kryetar i Këshillit të Komunës së Çairit.

Në fjalimin e tij, Murtezi e cilësoi këtë ditë si fillimin e një kapitulli të ri për Çairin, duke theksuar se pas një procesi zgjedhor të suksesshëm, sot u konkretizua përfaqësimi i ri i qytetarëve me përgjegjësi, përkushtim dhe bashkëpunim për zhvillim.

“Ky Këshill do të jetë zëri i qytetarëve të Çairit. Do të punojmë me transparencë, me vendime të drejta dhe me synimin e përbashkët për ta çuar komunën tonë përpara,” deklaroi Murtezi.

Ai shtoi se Çairi meriton një Këshill që dëgjon, vepron dhe sjell ndryshim, duke e përshkruar këtë si një rrugëtim të përbashkët për të mirën e komunës dhe të qytetarëve të saj.