Izbi Vinca: Për 25 vite në Strugë u ndërtuan fjalime, jo kanalizime!
“Për 25 vite në Strugë u ndërtuan fjalime, jo kanalizime.”
Ah, viti 2000 në Strugë… Ishte koha kur fushatat politike tingëllonin më shumë si oda patriotike se sa si tubime zgjedhore. Menduh Thaçi (në pallatin e kulturës-Strugë), me gjithë “arsenalin” e fjalëve për Kosovën, i mbante fjalimet sikur zgjedhjet nuk po bëheshin në Strugë, por në Prekaz.
Patriotizmi shitej me shumicë, flamujt valëviteshin më shumë se programet, e njerëzit ndonjëherë harronin nëse bëhej fjalë për komunën apo për kombëtaren.
Ironia më e madhe? Të gjithë flisnin për Kosovën, por në fund vendosnin për ujin, plehrat dhe rrugët e lagjes.
Nostalgjia që na mbetet, është për atë kohë kur një fjalim patriotik mjaftonte të ngrohte zemrat e njerëzve edhe nëse rrugët mbeteshin plot gropa.
“Kosova fitoi pavarësi, Struga fitoi kaos,plehra dhe deponi”
I.V
12.09.2025

