Vëllai i madh i ndan në dy grupe.Ja cila është arsyeja⬇️
Vëllai i madh i ndan në dy grupe dhe cakton dy liderë për secilin grup, të cilët kishin për detyrë të vëzhgonin lëvizjet dhe punën e grupit përkatës.
Të dyja grupet do kenë në dispozicion gjashtë receta dhe një afat kohorë prej 6 orësh, për të gatuar recetat që kërkohën.
Ushqimet duhet të jenë të shijshme dhe të gatuara mirë, në mënyrë që sfida të cilësohet e suksesshme.
Grupi që do shpallet fitues, do jetë ai që do gatuajë ushqimet për 6 recetat që ka në dispozicion, brenda afatit të përcaktuar kohorë.
Ushqimet që do gatuhen nga banorët, do të shkojnë për besimtarët myslimanë të cilët nesër nisin agjerimin, në kuadër të muajit të madhërishëm të “Ramazanit”.


