Të punësuarit në NP ’’Pyjet Nacionale’’ për të tretin muaj që nuk marin pagat 👇🏻
Punonjësit e 30 filialeve të “Pyjeve Nacionale” sot në mëngjes janë mbledhur në protestë para objektit të Ndërmarrjes Publike në Shkup për të shprehur, siç kanë thënë, revoltën e tyre për shkak se nuk kanë marrë pagat për dy muaj me rradhë.
Kryetari i Sindikatës për ndërtim, industri dhe projektim (SGIP), Ivan Peshevski, i cili foli në emër të punëtorëve, në një deklaratë për media tha se problem nuk janë vetëm pagat e papaguara, por edhe shtesa në terren, e cila. gjithashtu nuk paguhet ndaj tyre dhe njerëzit, thotë ai, detyrohen të shkojnë në punë.
Nga sindikara paralajmërojnë se nëse nuk paguhen pagat e punëtorëve do të vazhdojnë me protesta edhe më të fuqishme përpara Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

