Struga Trim&Lum humbet, por kalon në fazën e “play-off” të Ligës së Konferencës
Postimi i plotë i FC Struga Trim&Lum:
Historia jemi ne. Po, po…jemi ne, pra Struga Trim Lum, skuadër kjo që vetëm pas 8 viteve ekzistencë siguron një vend për në ndeshjet e “play-off” të Ligës së Konferencës, aty ku po marrim pjesë vetëm për herë të dytë në historinë tonë.
Sonte në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në transfertë kundër Sëift Hesperange nga Luksemburgu, shënuam fitore minimale 1:0, fitore kjo shumë e ëmbël dhe që fiton në peshë, pasi plotë 75 minuta luajtëm me një futbollistë më pak në fushë pas përjashtimit me të kuq të Marjan Radeskit.
Sulmuesi ynë me të kuq u ndëshkua në minutën e 15-të, pas një reagimi jo sportiv pas një dulei që pati me njërin nga futbollistët kundërshtarë.
Mirëpo kjo nuk e pengoi aspak Besart Ibraimin që vetëm dy minuta më pas të shënojë golin e epërsisë për skuadrën tonë. Zguro mjaft mirë harkoi nga e majta brenda zonës, aty ku më së miri u gjind Ibraimi dhe me kokë shënoi për 1:0.
Ibraimi në minutën e 22-të shumë lehtë mund të ndodhte që të shënonte edhe golin e dytë, mirëpo edhe pse i vetëm para portierit kundërshtarë, komplikoi gjërat, duke përfituar në fund vetëm rivënie nga këndi, pasi njëri nga mbrojtësit e Hesperange nga vija e golit shpëtoi ekipin e tij, duke devijuar me kokë topin në rivënie nga këndi.
Edhe përkundër disavantazhit numerik, skuadra jonë sërish kanosej seriozisht, këtë herë me anë të kapitenit Bunjamin Shabani, i cili njëjtë sikurse Ibraimi në minutën e 33-të doli i vetëm para portierit kundërshtarë, mirëpo duke mos mundur ta mposht, edhe pse realisht pati një ndërhyrje nga mbrapa ndaj kapitenit tonë, që për shkak protestave u ndëshkua me të verdhë nga ana e arbitrit kryesor.
Disavantazhi numerik, por edhe epërsia prej një goli gjatë 45 minuutave të para, bënë që të ndryshojmë qasjen tonë në pjesën e dytë, në të cilën patjetër duhet të theksojmë se në qendër të vëmendjes ishte portieri ynë Vedran Qoshevski, që në mënyrë të shkëlqyer kreu punën e tij.
Në minutën e 51-të, gardiani ynë ndali dy tentatativa të njëpasnjëshme të futbollistëve vendas, ndërsa 10 minuta më vonë ishte mjaft i vëmendshëm edhe pas goditjes së francezit, Nuvie.
Ky i fundit doli në skenë edhe në minutën e 70-të, kur mjaft mirë kombinoi me Gustavon, i cili në ato momente barazoi shifrat në 1:1.
Në minutën e 85-të pas një super kombinimi nga e djathta mes Nezirit dhe Ibraimit, ky i fundit doli sy me sy me portierin kundërshtarë, mirëpo në moment të fundit sulmuesi ynë u shty nga mbrapa nga mbrojtësi kundërshtarë, mirëpo edhe ky rast mbeti pa u sankcionuar nga ana e arbitrit kryesor, i cili kishte treguar plotë 8 minuta lojës shtesë.
Pikërisht në minutën e 94-të, pas një harkimi nga rivënia e këndit të Stolz, Akhalaia me kokë shënoi në rrjetën e Qoshevskit, mirëpo këtu ishte edhe fundi i takimit, pasi deri në fund nuk lejuam që vendasit të rrezikojnë portën tonë, ashtu që në fund edhe përkundër disfatës 2:1, vazhdojmë tutje, duke u kualifikuar për në ndeshjet e fazës “play-off” me rezultatin e përgjithshëm 4:3.

