Paditen dy persona nga Dibra, sulmuan fizikisht dhe grabitën një 69 vjeçare në Strugë
Njësia për Punë të Brendshme Strugë ka ngritur padi penale kundër A.M.(29) dhe A.L. (25), të dy nga Dibra, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “grabitje me dhunë”.
Më datë 03.10.2022, në ora 14:30, në rrugën “Plitishta” në Strugë, kanë sulmuar fizikisht një 69-vjeçare, banuese në Strugë dhe i kanë marrë bizhuteritë prej ari, njofton Zëdhënësja Merlina Islami, SPB Ohër.


