Ministria e Drejtësisë nuk ruan dokumentet e vjetra

Komisioni, i cili formohet nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, gjegjësisht, Komisioni për Vlerësimin e Plotësimit të Kushteve për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës u ka mundësuar qindra studentëve të japin provimin e jurisprudencës pa plotësuar kushtet. Alsat jozyrtarisht mëson se në atë kohë, kryetar i këtij komisioni ka qenë Gale Galev, ndërsa anëtarë Ixhet Memeti dhe Faik Arsllani, të gjithë këta, të propozuar nga ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Adnan Jashari.

Nga Ministria e Drejtësisë nuk mund ta vërtetojnë nëse rreth 400 studentë kanë dhënë provimin e jurisprudencës pa pasur kreditë e mjaftueshme sepse siç thonë, dokumentet e vjetra nuk ruhen.

“Në lidhje me pretendimet e KSHPK për mungesë të dokumentacionit për dhënien e provimit të jurisprudencës së Xhaferit, ju informojmë se në përputhje me nenin 27 nga dispozita për funksionimin e zyrës dhe arkivit, ministri i Drejtësisë sjell çdo vit listë të materialit të dokumentuar me afat për ruajtjen e tyre për nevojat e Ministrisë së Drejtësisë. Në lidhje me afatin e ruajtjes së dokumentacionit në Ministrinë e Drejtësisë, ka qenë praktikë e deritanishme që dokumentet e kandidatëve, përkatësisht kërkesat dhe dokumentacioni tjetër shoqërues për dhënien e provimit të jurisprudencës të ruhen një vit”, Ministria e Drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *