Mexhiti dhe Ganiu vazhdojnë fushatën pa Bejtën,Bexhetin dhe Xhaferin⬇️

Mexhiti bashkë me Visar Ganiun sot kanë qëndruar në Gostivar ku janë takuar me disa banorë të këtij qyteti. Ajo çka vërehet më së shumti është mungesa e bashkëpartiakëve me të cilat e filluan mision brenda BDI-së.

Mexhiti njoftoi caktimin e korridinatorëve në njësi zgjedhore e qytete, gjë që shpie drejt strukturimit paralel apo formimit të ndonjë lëvizje a partie politike.

“Rrugëtimi ynë i sinqertë vazhdon. Sonte jemi në qytetin e Gostivarit bashkë me Bashkim Hasanin, Visar Ganiun, Muhamet Ametin përndryshe koordinator për qytetin e Tetovës, Saranda Imerin – sekretere për barazi gjinore, Resmi Ejupin, Besim Kokën, Mersel Sadikun dhe Gazmend Sejfulin.
Të gjithë bashkë, unanimisht vendosëm që për koordinator për Gostivarin ta zgjedhim aktivistin dhe funksionarin e dalluar dhe ish kryetarin e Degës së Gostivarit Bashkim Hasanin, ndërsa koordinatorë për Çairin vendosëm të jenë Visar Ganiu kryetar aktual i Komunës së Çairit për zonën zgjedhore 1, dhe Besim Koka ish funksionar për zonën zgjedhore 2, që të tre të dëshmuar për kapacitetin e tyre të lartë inkluziv në përafrimin e kuadrove dhe të hapur për të gjithë”, shkruan Mexhiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *