Konfiskohen disa orë të dorës nga marka të njohura. Lajmin e konfirmon Dogana e RMV-së⬇️
Dogana e Maqedonisë së Veriut njofton se ka konfiskuar 20 ora dore në vlerë të 178.050 denarëve.
“Pas zbulimit të orëve të padeklaruara, personi, përndryshe shtetas i Maqedonisë, ka deklaruar se ato janë blerë nga Zvicra. Orët e konfiskuara do t’i dorëzohen Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar, ndërsa kundër personit është bërë kallëzim përkatës për shkelje të rregullave doganore”, thonë nga Doganat e Maqedonisë së Veriut.

