Kapet duke vjedhur në një shtëpi në Strugë, arrestohet shtetasi shqiptar
“Me datë 09.02.2023 në ora 03.50 në rrugën “Shkupi” në Strugë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Strugë i kanë hequr lirinë M.R.(28) nga Republika e Shqipërisë. Ai u kap duke dalë nga një shtëpi, ku më parë ka kryer një vjedhje të rëndë, gjatë së cilës i ka marrë para dhe sende të ndryshme. Gjërat e vjedhura i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në stacion të policisë”, thonë nga MPB./tv21.tv


