Haraçina dhe Ohri mbrëm nën ndikimin e fatkeqësive natyrore⬇️⬇️

“Zjarri mbi Ajvatovc është jashtë kontrollit. Është zënë një sipërfaqe e madhe, të paktën 30 hektarë. Kryesisht pyll me gjelbërim. Nga era ekziston rreziku që zjarri të përhapet në drejtim të fshatit Ajvatovc dhe tani forcat e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit do të fokusohen në ndalimin e zjarrit në drejtim të fshatit. E ashtuquajtura kodra është djegur. Herët në mëngjes, menjëherë pas agimit, do të nisin aksionin dy helikopterët e policisë dhe pak më vonë edhe dy traktorë ajrore të SSO. Jemi në vend dhe do të mundohemi të bëjmë diçka tjetër për lokalizimin e zjarrit gjatë natës”, thotë drejtori i QMK-së, Angelov.

Ndëkohë që mbërm Ohri është goditur nga një stuhi e fortë. Stuhia u pasua nga bubullima dhe vetëtima. E gjithë kjo solli që rrugët e Ohrit të mbushen me ujë dhe të paraqesin problem serioz për lëvizjen e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *