Ahmeti: Opozita ëndërron një BDI opozitare, le të vazhdojnë me ëndrra se as ato nuk iu bëjnë derman…

“Opozita mundet çdo ditë të kërkoj zgjedhje, të kërkoj BDI-në në opozitë, mirëpo ata duhet ta dinë se po shohin një ëndërr që nuk ju bëhet realitet, pra as kjo nuk ju bën derman. BDI nuk mposhtet me parulla e me inate, përkundrazi kur edhe Zoran Zaev na donte në opozitë, ne fituam edhe mbi 50 përqind mandatë më shumë, prap dolëm fitues. Pra, ata le të mendojnë si të duan, mirëpo BDI nuk bëhet opozitë, sepse realizoi gjëra të prekshme gjatë gjithë këtyre viteve, me BDI u faktorizuan shqiptarët në nivel shtetëror dhe institucional”, deklaroi Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *